Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se për çështjen e targave ka pasur tetë mundësi zgjedhjeje dhe fajëson Serbinë që nuk pranoi asnjërën prej tyre.

Shefi i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti nuk ka dhënë garanci nëse do të arrihet marrëveshje për targat. Megjithatë Kurti thotë se Kosova do të bejë përpjekje deri kur të përfundojë afati prej 48 orëve.

Kryeministri i Kosovës ka vazhduar me kritikat ndaj shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell pas dështimit që të arrihet një marrëveshje për targat dy ditë më parë.

Sipas Albin Kurtit, Borrell hoqi dorë nga propozimi evropian duke mbështetur Serbinë, që nuk pranoi opsionet për targat.

Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk është koha të negociohet për çështje të vogla.

Dështimi i arritjes së një marrëveshjeje për targat dy ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të largohet nga rendi i ditës në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Shqetësimi i presidencës Çeke është situata e krijuar në veri, duke shtuar se më 30 nëntor ekziston mundësia që të diskutohet për këtë çështje.

Top Channel