11 ditë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë (Video) 08/07 13:54
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi Turqinë, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, raporton BBC.
Lëkundjet ishin mjaft të forta duke u ndjerë edhe në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona u plagosën, njoftuan zyrtarët turq.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

Top Channel