Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Shijak pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.

Më pas, shtetasi me iniciale B.B. është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull të Shijakut.

Nuk dihen shkaqet përse shoferi humbi kontrollin e mjetit të tij, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

Top Channel