U ngjit në tempullin antik të Meksikës që nuk lejohej/ Vendasit e revoltuar keqtrajtojnë turisten (Video)

23/11/2022 14:14

Një turiste është bërë virale pasi u ngjit në tempullin e lashtë Mayan të Kukulcan në Meksikë ndërsa një turmë vendasish të revoltuar e keqtrajtuan atë pasi zbriti.

Gruaja u filmua duke u ngjitur në 91 shkallët e tempullit, pavarësisht se ndalohej ngjitja në strukturën 79 metra në zonën arkeologjike Chichen Itza.

Ajo u ngjit në majën e tempullit të njohur si El Castillo, hyri brenda monumentit dhe ndërsa  doli prej saj filloi të pozojë dhe të kërcejë.

Teksa ishte në majë të pranishmit po bërtisnin të revoltuar “Dil” dhe “Burg!”. Një roje e zbiti dhe e shoqëroi kur po kalonte nëpër turmë pasi banorët e keqtrajtuan duke e tërhequr nga flokët, duke e shtyrë dhe duke e lagur me ujë.

@angelalopeze this is so disrespectful… don’t mess with my Mexican people 🇲🇽 #chichenitza #disrespectful #mayanpyramid #vacation #crazy #viral ♬ original sound – ang

Një person tjetër që filmoi incidentin tha se akti tregonte mungesë respekti.

El Castillo është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në të cilin është ndaluar ngjitja në të që nga viti 2008. Ai u ndërtua nga qytetërimi parakolumbian Maya diku midis shekujve 8 dhe 12 pas Krishtit dhe shërbeu si tempull për hyjninë e Kukuclan.

Top Channel