Covid/ Protesta të dhunshme në fabrikën gjigante të iPhone në Zhengzhou të Kinës

23/11/2022 10:31

Protestat kanë shpërthyer në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në qytetin kinez të Zhengzhou, sipas pamjeve të shpërndara gjerësisht në internet.

Videot tregojnë qindra punëtorë që marshojnë,të veshur me kostume dhe maska mbrojtëse ndaj Covid, me disa prej tyre që përlesheshin me policinë.

Punëtorët kanë protestuar pasi sipas tyre nuk janë shpërblyer ashtu siç ishin premtuar gjatë karantinimit në shtëpi. Ata kërkuan të drejtën e tyre ndërsa janë ankuar për ushimin që nuk u ishte dhënë dhe për bonuset siç ishin premtuar.

Rastet e Covid muajin e kaluar bënë që prodhuesi Foxconn, një firmë tajvaneze,  që është nënkontraktori kryesor i Apple dhe fabrika e saj në Zhengzhou montojnë më shumë iPhone se kudo tjetër në botë, të mbyllte faqen, duke bërë që disa punëtorë të largohen dhe  të qëndornin në shtëpi. Kompania më pas rekrutoi punëtorë të rinj me premtimin se të vjetërit do të  shpërbleheshin.

Punëtorët brohorisnin: “Mbroni të drejtat tona! Mbroni të drejtat tona!” , ndërsa të tjerë u panë të thyenin kamerat dhe xhamat me shkopinj.

“Ata ndryshuan kontratën që ne të mos mund të merrnim subvencionin siç kishin premtuar. Ata na karantinojnë por nuk japin ushqim,” tha një punonjës i Foxconn për BBC.

Ai gjithashtu pretendoi se kishte parë një burrë të plagosur rëndë i cili mund të vdiste pasi ishte dhunuar rëndë nga policia.

Në fillim të këtij muaji Apple tha se priste dërgesa më të ulëta të modeleve të iPhone 14 për shkak të ndërprerjes së prodhimit në Zhengzhou.

Top Channel