‘Hungaria e Madhe’/ Shalli i kryeministrit hungarez zemëroi Rumaninë dhe Ukrainën

23/11/2022 11:01

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka zemëruar fqinjët lindorë të vendit të tij, Rumaninë dhe Ukrainën, duke veshur një shall futbolli të stolisur me një hartë të një Hungarie të zgjeruar.

Imazhi përfaqëson Hungarinë e Madhe, territorin e vjetër perandorak hungarez që ekzistonte përpara humbjes së Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore.

“ Çdo manifestim revizionist, pavarësisht nga forma që merr, është i papranueshëm, në kundërshtim me realitetet aktuale dhe angazhimet e ndërmarra së bashku nga Rumania dhe Hungaria”, tha ministria e jashtme rumune

Të dyja vendet shprehën mosmiratim për gjestin e Orban.

“Promovimi i ideve revizioniste në Hungari nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ukrainas-hungareze dhe nuk korrespondon me parimet e politikës evropiane,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në Facebook.

Faqja e Orbanit në Facebook ka një video që tregon atë duke përshëndetur futbollistët hungarezë dhe duke veshur shallin, të cilin e mbajti gjatë një ndeshjeje mes Hungarisë dhe Greqisë të dielën.

Rreth 1.2 milionë hungarezë etnikë jetojnë në Rumani dhe 150,000 në Ukrainën perëndimore. Më parë ka pasur tensione mbi përpjekjet e z. Orban për të promovuar identitetin hungarez në të dy vendet.

Territori i vjetër hungarez përfshinte gjithashtu pjesë të asaj që sot janë Austria, Kroacia, Serbia dhe Sllovakia.

Top Channel