Sulme të dyshuara palestineze në Jeruzalm/ Një 16-vjeçar ka vdekur dhe 14 janë plagosur në shpërthimet e stacioneve të autobusëve

23/11/2022 11:25

Një student 16-vjeçar është vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime të veçanta që synuan stacionet e autobusëve në Jeruzalem.

Shpërthimi i parë thuhet se u shkaktua nga një pajisje e lënë në një stacion autobusi në periferi të qytetit. Ai plagosi 11 persona, ndërsa një 16-vjeçar vdiq në spital.

Shpërthimi i dytë erdhi pranë një stacioni autobusi në një pjesë tjetër të qytetit. Ai ka lënë tre persona me lëndime të lehta. Shpërthimet ndodhën në dy zona të frekuentuara të Jeruzalemit.

Policia izraelite tha se shpërthimet ishin sulme të dyshuara palestineze.

Ky vit ka parë një varg sulmesh vdekjeprurëse me armë dhe thika që synojnë izraelitët, duke shkaktuar valë sulmesh ushtarake izraelite në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Top Channel