E diel, 04 Dhjetor 2022
22:01
​Pesë bombardues amerikanë gjenden në Adriatik: Ky zbulim mund të zgjidhë një mister 80-vjeçar

Një ekip kërkimor nga Universiteti i Delaware dhe Pentagoni zbuluan pesë bombardues amerikanë B-24 Liberator që u rrëzuan në detin Adriatik pothuajse 80 vjet më parë.

21:49
Sherr me thika në Vlorë, dhëndri plagos kunatin dhe vjehrrin! Transportohen të dy në spital me plagë të rënda

Një konflikt i çastit ka bërë që në Vlorë, në lagjen Cole të përdoren armët e ftohta brenda familjes.

21:38
Kritika ndaj ish-presidentit Trump pas komenteve të tij për Kushtetutën

Zyrtarë demokratë dhe republikanë kritikuan të dielën ish-Presidentin Donald Trump pasi bëri thirrje për “shfuqizimin” e pjesëve të Kushtetutës në lidhje me pretendimin e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

21:26
BE do të marrë masa për të parandaluar efektet e paketës amerikane për energjinë e pastër

Bashkimi Evropian do të përshtasë rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër miratuar nga Shtetet e Bashkuara, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

21:19
Vjen edhe goli i tretë/ Anglia shkatërron kampionët e Afrikës, “fik” Senegalin

Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë më parë, por sonte do të përballen mes tyre në “Al Bayt Stadium” për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku i pret Franca. “4-1-2-3” është rreshtimi i “Tre Luanëve”, ndërkohë që kampionët e Afrikës përgjigjen me skemën “4-4-1-1”. Gareth Southgate i ka dhënë një fanellë titullari Phil Foden, yllit të Manchester City.

21:16
Pse nuk takohet më me Beniada Nishanin? Sarah Berisha tregon arsyen!

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

20:52
Foto/ Pas patentave, hakerat iraniane publikojnë edhe listën e zgjedhësve

Pasi kanë bërë publike pothuajse të gjithë të dhënat për shtetasit shqiptarë, duke përjashtuar vetëm llogaritë bankare, hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e sotme edhe listën e zgjedhësve.

20:40
​Blinken: Administrata Biden mbështet protestuesit në Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se administrata e presidentit amerikan Joe Biden mbështet protestuesit në Kinë, të cilët janë të pakënaqur me masat antiCOVID dhe njoftoi se ai do të merret me këtë çështje kur të vizitojë Kinën në fillim të vitit të ardhshëm.

20:15
Spektakli më i dashur i humorit, Portokalli nis pas pak

Spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, Portokalli nis pas pak në ekranin e Top Channel.

20:11
“Provokacija” në Katar / Shqiptari tregon si e futi dhe e valëviti flamurin në stadium mes serbëve

Bileta që kishte prerë shqiptari, Antan Metaj, i cili jeton prej 11 vitesh në Katar,  për ndeshjen Zvicër Serbi nuk e kishte të përcaktuar vendin ku do të ulej dhe ai e gjeti veten mes serbëve.

20:03
“Ethe” zgjedhore në Greqi! Presion kryeministrit: Shpall datën e zgjedhjeve

Duke ndjerë çdo ditë e më shumë afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Greqi dhe duke parë tensionin politik të përshkallëzohet, vetë e përditshmja konservatore Kathimerini në një artikull kryesor të saj të numrit të së dielës i bën thirrje kryeministrit grek të shpallë saktësisht ditën e zgjedhjeve.

20:00
Primaret/ Procesi me probleme, kopje e keqe e modelit amerikan

Demokratët që mbështesin Sali Berishën u ftuan të votojnë për të zgjedhur rivalët e socialistëve për betejën elektorale të pranverës. Ftesa iu shkoi te gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe simpatizantëve që u thirren për herë të parë për të votuar, por numri i tyre u mbajt sekret duke u kthyer në mollën e sherrit mes demokratëve.

19:45
Mësuesit, jo si infermierët! Ekspertët e arsimit: duhen marrë masa për t’i mbajtur në Shqipëri

Pas infermierëve dhe mjekëve, Gjermania dhe vende të tjera të Europës Perëndimore kanë tani nevojë për mësues.

19:35
Duhen mbi 2 mijë mësues! Mungesat më të mëdha në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës

Në Shqipëri jo vetëm numri i nxënësve ka rënë me 17 543 krahasuar me vitin e kaluar, por kur jemi gati në gjysmë të këtij viti mësimor  në shkolla ka 2 383 vende të lira pune për mësues. Në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore, gjatë hulumtimit që Top Channel kreu nuk rezulton asnjë zyrë vendore që të jetë tërësisht e plotësuar me staf pedagogjik.

19:28
Aksident me vdekje në Fier, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

19:19
​Shtëpia e Bardhë dënoi Trump për thirrjen mbi “shfuqizimin” e Kushtetutës amerikane

Shtëpia e Bardhë dënoi sot ish-presidentin amerikan Donald Trump për thirrjen për “shfuqizimin” e Kushtetutës së SHBA-së.

19:09
VIDEO/ Struga shpallet kampione dimri në Maqedoninë e Veriut, fitojnë edhe Shkupi e Shkëndija

Është zhvilluar sot java e 16-të në Maqedoninë e Veriut, kampionat që po dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kryesuese iu fal golit me kokë të Darko Ilieskit në pjesën e dytë për të thyer 1-0 Akademija Pandev.

18:46
​Ambasadori gjerman: Ne presim një valë të re refugjatësh ukrainas së shpejti

Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, tha sot për Sky News se pret një valë të re refugjatësh ukrainas në javët e ardhshme, e cila do të përkojë me temperaturat e ulëta.

18:36
Ndarja me Pique/ Për t’i dhënë fund të gjitha spekulimeve, Shakira vendos të flasë!

Muajt ​​e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën. Këngëtarja ka qenë rregullisht në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e mediave pas ndarjes së saj nga Gerard Pique dhe që nga ajo kohë, thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale janë shfaqur.

18:17
Primaret në PD/ Demokratët zgjodhën sot kandidatët për zgjedhjet lokale, mbyllet procesi i votimit! Fituesit e parë

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka mbaruar disa minuta më parë, pas 10 orësh të plota.

18:07
FFK ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.

18:05
Franca bind dhe siguron çerekfinalet, Giroud dhe Mbappe eliminojnë Poloninë

Franca mposht Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Katar 2022. Polakët tentuan t’i bënin ballë francezëve dhe në disa momente të lojës ia dolën mbanë mjaft mirë. Megjithatë, ato që vendosën në fund ishin kualitetet e Les Bleus që e ndëshkuan Poloninë me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

17:55
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 për 24 orët e fundit në vend.

17:42
Përmbytje masive në Afrikën e Jugut/ Humbin jetën nëntë persona, zhduken tetë të tjerë

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe tetë janë zhdukur në Afrikën e Jugut ditën e sotme, pasi u përfshinë nga përmbytjet e shpejta në afërsi të lumit Jukskei në Johanesburg teksa merrnin pjesë në një ceremoni fetare.

17:31
Primaret në PD/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

Pjesëmarrja e anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në procesin e votimit për Primaret e zhvilluara ditën e sotme, ka qenë mjaft e lartë.

17:17
Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit

Shtëpia e Bardhë ndriçon nga atmosfera e festave, një traditë e përvitshme që synon të përçojë hare dhe t’u rikujtojë amerikanëve rëndësinë e festave të fundvitit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, tema e këtij viti është “Ne Populli”, një referencë ndaj forcës më të madhe të Amerikës: popullit amerikan.

17:00
Kundërsulm “vrastar”, Franca gjen edhe golin e dytë ndaj polakëve

Franca dhe Polonia përballen për fazën e 1/8-tave në Kupën e Botës teksa “Gjelat” vijojnë misonin e tyre për të ruajtur statusin e Kampionëve të Botës në fuqi. Trajneri Didier Deschamps ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Upamecano dhe Varane ndërsa në mesfushë çelësat i besohen Rabiot me Tchouameni teksa përpara rreshtohen Dembele, Mbappe dhe Giroud.

16:40
​Protestuesit në Iran bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë

Demonstruesit në Iran sot bënë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë në një përpjekje për të mbajtur presionin mbi autoritetet për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim, me protesta të planifikuara në ditën kur presidenti Ebrahim Raisi është planifikuar t’u drejtohet studentëve në Teheran.

16:33
Raporti: Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën për të monitoruar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim

Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura stacione policore në mbarë botën për të monitoruar, frikësuar dhe në disa riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim.

16:28
“T’u ndalohet azili shqiptarëve”/ Pas Braverman, edhe Ministri i emigracionit kundër

Ministri britanik i Emigracionit ka deklaruar se shqiptarëve u duhen ndaluar të drejtat për të kërkuar azil në Britani.

16:07
Kievi ngre akuza: Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

15:46
Maqedoni e Veriut/ Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

15:32
“Magjia” e festave/ Sheshi “Skënderbej”, kryeqendra e dhjetorit festiv

Muaji dhjetor e shndërron sheshin “Skënderbej” në fshatin e festave, si pikën kryesore në kryeqytet që shpërndan magjinë e festave të fundvitit.

15:26
Parregullsitë e primareve/ Procese pa garë në PD dhe tërheqje kandidatësh

“Nuk është më vota e kryetarit, por e anëtarit”, që duhet të ishte dhe kuptimi i primareve në Partinë Demokratike, rezulton të mos jetë kështu për të gjithë kandidatët që garojnë për zgjedhjet lokale, të cilët deklarojnë se fituesit janë paracaktuar.

15:21
Shtëpitë e barit në Spanjë/ Destinacioni i ri që josh punëtorët me paga të majme

Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar në destinacion të shqiptarëve që kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura me ndihmë të llambave.

15:06
Qamil Taja pranon në gjykatë se vrau 19-vjeçaren, kërkon kohë për të përgatitur mbrojtjen

Është paraqitur në gjykatë dhe ka kërkuar afat dy ditë për të përgatitur mbrojtjen tij 25-vjeçari Qamil Taja, i cili pranoi së ka ekzekutuar 19-vjeçaren Kristina Brakaj një ditë më parë në Pire.

15:00
Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë

Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja e saj paraqitet optimale, por ashtu si në shumë zona të thella malore, këtu nuk shkon mjeku.

14:54
Bërxulla në protestë më 6 dhjetor/ Banorët do të mblidhen kundër Ministrisë dhe Gener 2

Banorët e Bërxullit kanë protestuar sërish këtë të diel duke kërkuar të drejtën e kompensimit të pronave të tyre që preken nga koncesioni Thumanë-Kashar sipas çmimit të tregut.

14:36
Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi/ Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta, Melucci: Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm

 
Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë.

14:28
Protestat në Iran/ Shpërbëhet ‘policia e moralit’

Irani ka shpërbërë  policinë e tij të moralit pas më shumë se dy muajsh protesta të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, sipas mediave lokale.

14:13
10 dështimet më të mëdha të filmave të animuar të Disney

Përpara se “Strange World” të shfaqej premierë gjatë fundjavës së Falenderimeve, ne pyesnim nëse Disney mund të tërhiqte audiencën në një film të animuar që nuk ishte një muzikal apo një vazhdim.

13:59
Argjentinasit të çmendur, 90 mijë fansa të mbledhur para një ekrani gjigant në Mar del Plata

Një turmë e pabesueshme njerëzish, të mbledhur përballë detit, në qytetin Mar del Plata, u përlot për fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë dhe kaloi në ekstazë pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

13:44
Ethe zgjedhore në Greqi, kërkohet nga kryeministri të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve

Duke ndjerë çdo ditë e më shumë afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Greqi dhe duke parë tensionin politik të përshkallëzohet, vetë e përditshmja konservatore Kathimerini në një artikull kryesor të saj të numrit të së dielës i bën thirrje kryeministrit grek të shpallë saktësisht ditën e zgjedhjeve.

13:29
Protesta në Kinë, fundi i epokës së Xi Jinping duket gjithnjë e më i mundshëm

Imazhet që shpërndahen nëpër botë janë të mbresëlënëse: Për herë të parë që prej protestave për demokraci të vitit 1989, në Republikën Popullore të Kinës është krijuar një rezistencë kundër politikës së Partisë Komuniste dhe pushtetmbajtësit të saj. Xi Jinpingut, personalisht. 

13:16
Goli i Holandës për manual, 20 pasime, 65 sekonda… rekord historik

Cili do të shpallet goli më i bukur i “Katër 2022”? I brazilianit Richarlison, kundër Serbisë, i sulmuesit të Arabisë Saudite, Al Dawsari, kundër Argjentinës, apo perla e meksikanit Chavez kundër Arabisë Saudite.

13:02
“Ngrijnë” negociatat/ BE shton presionin ndaj Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për të mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë.

12:46
Lufta kundër bandave, 10 mijë trupa të policisë rrethojnë El Salvadorin

Rreth 10,000  efektivë rrethuan qytetin e Soyapango në El Salvador si pjesë e një goditjeje masive ndaj bandave kriminale.

12:37
Organi shtetëror i Iranit ul numrin e viktimave, raporton 200 të vdekur në protesta

Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, të paktën kështu pretendon trupi kryesor i sigurisë iraniane, por organizatat ndërkombëtarë kanë raportuar shpesh herë se viktimat janë të paktën më shumë se 300.

12:26
Boshatisja e klasave/ Shkolla në fshatin Kullaj u kthye në hambar, e mbyllur që në 2019

Në vend të nxënësve, në banka ka dru, lopata, materiale ndërtimi dhe ushqim për bagëtitë.

12:20
Tite në hall të madh, Brazili ka mbetur pa mbrojtës të majtë

Skuadra braziliane nuk e priste, në këtë pikë të turneut, që të kishte kaq shumë dëmtime.

12:03
Rama: Kryeministri spanjoll nuk do të vijë në 6 dhjetor, të gjithë liderët e tjerë europianë do të jenë të pranishëm në Tiranë

Edi Rama thotë se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nuk do të jetë të martën në samitin BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të mbahet në Tiranë.

11:43
“Kryeministri britanik në Shqipëri”/ Rama tregon më shumë për telefonatën me Sunak: Do të kemi shkëmbim vizitash

Kryeminsitri Edi Rama, në një komunikim virtual me gazetarë dhe ndjekës këtë të diel ka treguar më shumë për bisedën telefonike të disa ditëve më parë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

11:38
Shefi i OBSH-së: Neglizhimi i Covid 19 mund të krijojë një variant edhe më vdekjeprurës

Neglizhimi i Covid 19 këtë vit po krijon kushtet perfekte që të shfaqet një variant i ri vdekjeprurës, tha të premten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

11:13
110-vjetori i Forcave të Armatosura/ Begaj: Kjo kohë me sfida të shtuara ndaj sigurisë dhe paqes kërkon më shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vlerëson punën e Forcave të Armatosura, nëpërmjet një mesazhi të publikuar me rastin e 110-vjetorit të themelimit tyre.

10:55
Shqetësimet për shëndetin, reagon Pele: Jam i fortë, shikoj Brazilin e më mbush me energji!

Pas shqetësimeve për shëndetin, reagon vetë legjenda e futbollit botëror, Pele’.

10:23
Primaret në Tiranë, Ilir Alimehmeti voton dhe fton demokratët: Sot keni të drejtën të zgjidhni më të mirën për ju

Ilir Alimehmeti është kandidati i pari për primaret në bashkinë e Tiranës që ka votuar këtë të diel.

10:16
Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

10:01
Kanabis në formë çokollate, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Një 28-vjeçar është vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Durrës.

09:40
​Zelensky kritikon kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për naftën ruse: Nuk është një vendim serioz

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi të shtunën kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për naftën ruse pas marrëveshjes së nënshkruar nga vendet e Bashkimit Evropian, G7 dhe Australia, duke thënë se nuk ishte një “vendim serioz”, pasi Kievi ofroi një çmim dy herë më të ulët.

09:18
Trajneri i ekipit amerikan: Eliminimi nga Botërori i hidhur, por e ardhmja është e ndritur

Trajneri i ekipit amerikan Gregg Berhalter tha se e kishte të vështirë ta pranonte skualifikimin nga 16-shja më e mirë e Kupës së Botës, pas një humbjeje 3-1 me Holandën të shtunën, por se u inkurajua nga përparimi i bërë nga ekipi i tij i ri në skenën e madhe të botërorit.

08:46
Nuland: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainën në këtë kohë, tha Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland të shtunën pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev.

08:12
Parashikimi i motit/ Temperaturat zbresin nën zero, e gjithë dita shoqërohet me reshje shiu

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë në Shqipëri reshje shiu. Pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore. […]

E shtunë, 03 Dhjetor 2022
23:00
Messi: Sa vuajtje, ishim të sfilitur fizikisht! Holanda? Prisni betejë për topin

Leo Messi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Australisë.

22:53
E ngacmon ende aktori i famshëm? Eva Murati tregon gjithçka në Më lër të flas

Moderatorja Eva Murati ka shuar të gjithë kuriozitetin për raportin e saj me aktorin turk me orgjinë shqiptare, Can Yaman.

22:40
Ekskluzive/ E lidhur me Butrint Imerin? Olta Beqiri sqaron të vërtetën

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë ekskluzivisht në “Më lër të flas” në Top Channel ka sqaruar se si qëndron e vërteta e fotove të saj me këngëtarin Butrint Ymeri.

22:23
Messi dhe Martinez sjellin kualifikimin, Argjentinë-Holandë në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për një biletë mes katër Kombëtareve më të mira në Katar 2022.

22:20
Beniada Nishani habit me fjalët për performancën e Kledi Kadiut në ‘Dancing with the Stars”!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.

22:18
Elhaida Dani zbulon personazhin me të cilin nuk ka folur dy javë në Dancing With The Stars

Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuara e parë për këtë puntatë në “Më lër të flas”.

22:01
“Ka rëndësi të mos ma shohin fytyrën”, Van Gaal jep urdhër: E diela pushim, ekipi e meriton

Holanda fitoi 3-1 ndaj SHBA dhe u bë Kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022.

21:55
Elhaida Dani zbulon çfarë do të bëjë me 50 mijë eurot nëse fiton Dancing With The Stars

E ftuara e parë në ‘Më lër të flas’ për këtë episod është artistja e njohur Elhaida Dani.

21:51
Bie aksidentalisht nga pallati, ndërron jetë 83-vjeçari

Një 83-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe si pasoja ka humbur jetën.

21:40
Udhëheqësit rusë mund të ndiqen penalisht për agresionin në Ukrainë

Ukraina dhe aleatët e saj thonë se sulmi i Rusisë në shkurt ishte një krim agresioni, i përcaktuar nga statuti i Kombeve të Bashkuara si përdorim i paligjshëm i forcës kundër një shteti tjetër.

21:35
Messi-1000, nëse arrin finalen, thyen rekordin e legjendës gjermane

Lionel Messi përballet sonte me pengesën e tij të katërt në tentativën e fundit për t’u bërë kampion bote për herë të parë në karrierën e tij.

21:34
“Mos u trembni”, thotë Macron duke paralajmëruar ndërprerje të energjisë në Francë (fotot)

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha sot francezëve të “mos panikosen” në rast ndërprerjesh të mundshme të energjisë elektrike gjatë dimrit, në një intervistë me rrjetin vendas TF1.

21:31
“Pika të dobëta…”, çfarë shkroi në rrjete sociale shqiptari pasi vrau 19-vjeçaren në Greqi

Qamil Taja, vrasësi i 19-vjeçares në Greqi ka postuar në rrjete sociale pasi ka kryer krimin.

21:23
Gafë fatale e portierit australian, Argjentina shënon golin e dytë

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

21:21
“Gjyshin e pushkatuan serbët”, Gëzim Nika rrëfen jetën plot vuajtje të familjes

Këngëtari Gëzim Nika ishte i ftuari i dytë në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel.

21:13
Trajneri i Polonisë: Ne shumë mbrojtës? Ehaa, ata që sulmuan po e shohin në TV Botërorin

Te Polonia e kanë të qartë se ndaj Francës do vuajnë, por frika nuk ekziston dhe Robert Lewandowski me shokë janë të karikuar në maksimum për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj kampionëve në fuqi të botës.

21:06
Infermierja ‘anti-vaksinë’ që injektoi 8,600 të moshuar me ujë të kripur, lihet e lirë nga gjykata gjermane (fotot)

Një infermiere që ka injektuar rreth 8,600 të moshuar me një solucion të kripur në vend të vaksinës së Covid-19 është lënë sot e lirë nga gjykata.

21:03
A e dini se cila këngë i kujton Einxhel Shkirës mëngjeset e “BBV”?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzëni të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

20:59
“20 policë më godisnin me shkopa”, artisti tregon tmerrin: Më e tmerrshmja ishte kur…

Artisti Robert Aliaj Dragot i ftuar në emisionin “S’e luan topi” tregoi një prej episodeve më të këqija të jetës së tij gjatë vitit 1991.

20:55
“Sallake” e pakapshme, Leo Messi kalon Argjentinën në avantazh

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

20:49
Rrëfimi i Robert Dragot në “S’e luan topi”: Më masakruan në vitin 1991, më çanë lëkurën e më goditën me shkopa

Artisti Robert Aliaj Dragot në një rrëfim ndryshe në emisionin “S’e luan topi” tregoi një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij.

20:42
E dashura ‘sekrete’ e Putin shfaqet sërish por nuk përmend luftën ne Ukrainë, as spekulimet për presidentin (fotot)

Ajo që njihet në mediat perëndimore si “e dashura sekrete e Vladimir Putin’ ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike por pa përmendur çështjet e nxehta për presidentin apo luftën e tij.

20:31
Dalin në dritë detaje të reja nga seanca gjyqësore e Shakira-s dhe Gerard Pique

Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique shkuan këtë të enjte në gjykatën e L’Hospitalet de Llobregat, në Barcelonë, për të rënë dakord për marrëveshjen për bashkëjetesën me të dy fëmijët e tyre: Sashën dhe Milanin. 

20:15
Astrologët paralajmërojnë të keni kujdes gjatë këtyre ditëve të muajit dhjetor!

Astrologët thonë se duhet bërë kujdes gjatë javës së parë të dhjetorit, periudhë kjo gjatë së cilës, Neptuni kalon në retrogradë.

20:10
Argjentinë-Australi fillon me një pretendim për penallti

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

20:06
Bujqësia dështoi me vajin e ullirit/ Ministria nuk siguroi eksportin e prodhimit të madh të fermerëve vendas

Në Shqipëri fermerët e ullirit prej dy vitesh i gëzohen prodhimit të mbarë të ullirit dhe vajit të ullirit ,por mungesa e tregut i ka detyruar ata që një litër vaji ulliri ta shesin më lirë se sa një litër vaji luledielli.

19:55
Lekaj-Fier, koncesion klientelist/ Mbi 1.3 miliardë euro po u “dhurohen” kompanive pa eksperiencë në fushën e autostradave

Tetë kompani të bashkuara të shpallura fituese të koncesionit 35-vjeçar të projektimit, ndërtimit e mirëmbajtjes së rrugës Lekaj –Fier pritet të arkëtojnë 1.3 miliardë euro nga vendosja e traut me pagesë.

19:51
Rikthimi i marrëzisë/ Qeveria po rihap kumarin që mbylli vetë, projektligji mbahet ende sekret

Pas më pak se një javë në Parlament qeveria do të paraqesë ligjin që rikthen në të ligjshme bastet sportive.

19:34
“Ti kurrë nuk ike…”/ Çfarë postonte në rrjetet sociale 25-vjeçari shqiptar që vrau bashkëjetuesen në Greqi (Fotot)

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

19:29
Iran, mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave

Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha më 3 dhjetor trupi kryesor i sigurisë iraniane.

19:17
Policia gjen 320kg fentanil me vlerë $8mln të fshehur në arra kokosi në Meksikë (fotot)

Zyrtarët në Meksikë kanë kapur dje rreth 320 kg të drogës së fuqishme fentanil të fshehur brenda arrave të kokosit që udhëtonin drejt SHBA.

19:03
“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”, kush është 19-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëjetuesi në Greqi (Fotot)

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

18:53
Debuton në Botëror duke thyer një tabu, lojtari i Juves vesh numrin e “palejuar” në vendlindje

Gleison Bremer debutoi në Botërorin e Katarit në ndeshjen 0-1 që Brazili humbi ndaj Kamerunit.

18:38
10 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

10 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

18:30
Fruta ekzotike në Divjakë, makineria e parë për fermerët ‘Made in Albania’ apo produkte nga kashmiri 100-vjeçar/ Zbuloni projektet që u prezantuan sot në “Startop”

Pesë ide të reja u prezantuan sot në “Startop”, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

18:29
Transferimi i 1,000 krokodilëve nga qendra e mbarështimit ngre pikëpyetje te aktivistët në Indi (fotot)

Një qendër mbarështimi krokodilësh në Indi është duke transferuar 1,000 kafshë në një kopsht zoologjik rreth 2000 km larg, në pronësi të milionerit vendas Mukesh Ambani.

18:24
Kush do të jetë e ftuara speciale në javën e ardhshme të “Dancing with the Stars”?

Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

18:23
Pamjet/ Aksident me vdekje në Mullet, viktima ende e paidentifikuar

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Mullet.