Pamje nga aksidenti

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Mullet.

Rreth orës 17:30, në Mullet në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Një qytetar ka dërguar në “Ti Raporton” pamjet nga aksidenti i rëndë.

Top Channel