Shtyu Hamiltonin jashtë piste, Leclerc kërkon falje publikisht: Gabova…
Te Ferrari kthehet paqja pas polemikave të shpërthyera në përfundim të Çmimit të Madh të Monzas pas një incidenti të ndodhur mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton me pilotin nga Montecarlo që kërkoi publikisht ndjesë shokut të tij të skuadrës.
‘Incidenti te kthesa 2 në Monza është diçka që nuk duam ta shohim më kurrë dhe pasi ripashë imazhet, është e qartë se mund ta kisha menaxhuar më mirë situatën duke ngadalësuar shpejtësinë e makinës dhe evituar vënien e Lewis në një situatë të vështirë. Është një eksperiencë nga e cila mund të mësoj dhe kam folur me të-deklaroi Leclerc në konferencën për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Spanjës, garë debutuese në kalendarin e Formula 1
Një ndjese që u pranua nga 7 herë kampioni i botës që tha se ka raporte të mira me Leclerc dhe se së bashku sfidojnë Mercedes.
‘Në radhë të parë jam me të vërtetë i lumtur të Charles është mirë dhe që është kthyer në këtë fundjavë-tha Hamilton-sepse kemi nevojë për të në luftën për të sfiduar së bashku Mercedes. Mendoj se kemi një raport të mirë në pistë. Besoj se fakti që jemi të rritur ndihmon në komunikimin mes nesh, diçka që e kemi bërë’.
Top Channel