Duke ecur në gjurmët e të atit, djali i Kimi Raikkonen i bashkohet programit të të rinjve të Red Bull
Bernie Ecclestone në ditët e kaluara u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Tires a Cascais pasi në bordin e avionit të tij privat iu gjet një pushkë gjahu pa dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim duke e transformuar mbërritjen e tij në Zvicër në një çështje të komplikuar burokratike e zgjidhur vetëm pas ndërhyrjes së bashkëshortes së tij, Fabiana Flosi.
Ish pronari i Formula 1 tashmë në moshën 95 vjeçare shpjegoi se e kishte marrë armën me vete vetëm për ta përdorur për qitje me piatel në territorin portugez, përpara se të kontrollohej nga punonjësit e sigurisë që kontestuan ndalimin e parregullt.
‘Po sillja një pushkë nga Zvicra në Portugali për qitje me piatel. Kaq e thjeshtë është apo jo?-tregonte Ecclestone për Daily Mail duke shpjeguar atë çfarë ndodhi dhe duke pranuar mungesën e lejes për armën-thanë se do të më arrestonin, por pas atyre që dukeshin orë të tëra, e zgjidhëm çështjen edhe pse ishte një bezdi e vazhdueshme’.
Top Channel
Mbyllet aventura e Lichtsteiner te Baseli, skuadra zvicerane e shkarkon nga posti i tij pas më pak se 9 muajsh