Carlos Alcaraz abdikon nga froni i kampionit të turneut të fundit Grand Slam të vitit, US Open.

Meritën për këtë e ka Ben Shelton që eliminoi tenistin spanjoll në çerekfinale pas një beteje të vërtetë sportive teksa e mundi me rezultatin 3-2 pas 4 orësh e 31 minuta lojë duke prerë biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit.

Alcaraz ishte ai që fitoi setin e parë me tie break, por Ben Shelton përmbysi gjithçka duke dominuar dy setet pasardhës 6-1 dhe 6-3 duke marrë kryesimin në 2-1. Por Alcaraz fitoi setin e katërt 6-1 për të barazuar gjithçka në 2-2 duke e çuar ndeshjen në set final. 

Ky fraksion ishte vërtet dramatik dhe në fund Shelton e fitoi atë me tiebreak 7-6 dhe krejt ndeshjen 3-2 dhe tani në gjysmëfinale do të përballet me Tiafoe që eliminoi Michelsen duke e mundur me rezultatin 3-2.

Top Channel