US Open/ 18 ndeshje pa humbje, Sabalenka sërish në gjysmëfinale
08/09/2026 23:38
Aryna Sabalenka është sërish në gjysmëfinale të US Open.
Numri 1 në botë mposhti çekën Linda Noskova pas një dueli spektakolar dhe shumë të luftuar, duke siguruar për të gjashtën herë radhazi një vend mes katër tenisteve më të mira të turneut.
Sabalenka triumfoi pas më shumë se dy orësh lojë dhe e çoi në 18 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në US Open.
“Ka qenë një betejë e jashtëzakonshme. Nuk kisha më energji, por një ndeshje nuk përfundon derisa të përfundojë”, tha tenistja bjelloruse pas fitores. Në gjysmëfinale, Sabalenka do të përballet me fituesen e duelit amerikan mes Jessica Pegula dhe Emma Navarro.
Top Channel