Live Champions League/ Bayerni përballë “Hirushes” së vitit të kaluar, United pret debutuesit. Luhen ndeshjet e fundit të javës së parë
Ndeshjet e para të mbrëmjes në fazën e ligës së Champions League nuk prodhuan fitues.
Fenerbahçe arriti të marrë një pikë të vlefshme në shtëpi ndaj Romës, ndërsa PSV Eindhoven dhe Shakhtar Donetsk u ndanë gjithashtu në barazim.
Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Roma barazuan 1-1 në një sfidë me ritëm dhe raste në të dyja portat. Italianët kaluan të parët në avantazh me Bryan Cristante, i cili shënoi në pjesën e parë, por skuadra turke reagoi menjëherë pas pushimit.
Goli i barazimit për Fenerbahçen u shënua nga Archie Brown në minutën e 48-të, duke rikthyer ekuilibrin në “Şükrü Saracoğlu”. Pavarësisht përpjekjeve në fund të ndeshjes, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores.
Edhe sfida tjetër e mbrëmjes mes PSV Eindhoven dhe Shakhtar Donetsk u mbyll pa fitues. Dy ekipet barazuan 1-1 në një ndeshje ku golat u shënuan nga Gleiker Mendoza për Shakhtarin dhe Sergiño Dest për PSV-në.
Shakhtar kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa PSV reagoi në pjesën e dytë duke gjetur golin e barazimit. Holandezët kërkuan fitoren deri në fund, por mbrojtja ukrainase rezistoi dhe mori një pikë në transfertë.
REZULTATET:
Fenerbahçe 1-1 Roma
Brown 48’ / Cristante 39’
Goli i Brown (Video)
Goli i Cristante (Video)
PSV 1-1 Shakhtar
Dest 48’ / Mendoza 45+1’
Top Channel