Jasir Asani vijon formën e mirë në Iran. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlal, duke shënuar në përballjen ndaj Paykan në kampionat dhe duke treguar edhe një herë sigurinë e tij nga pika e bardhë e penalltisë.

Asani u tregua i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit, duke mposhtur portierin kundërshtar me me një predhë dhe duke çuar topin në rrjetë.

Kliko këtu për golin.

Ky ishte goli i tretë i tij në këtë sezon, një tregues i rëndësishëm për formën që po kalon në prag të grumbullimit të radhës me Kombëtaren shqiptare.

Futbollisti kuqezi është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës iraniane, ku vazhdon të kontribuojë me gola dhe paraqitje të mira.

Top Channel