Është vetëm 11 vjeç dhe hyn në botën e Red Bull. Bëhet fjalë për Robin, djalin e kampionit të fundit të botës në Formula 1, Kimi Raikkonen.

Robin Raikkonen iu bashkua skuderisë austriake ku do të jetë pjesë e programit për të rinjtë duke nisur që nga viti 2027. I konsideruar si një pilot shumë i talentuar, Robin Raikkonen ka treguar aftësitë  e tij në botën e garave kart.

Ndërkaq, skuaderia e Red Bull ka konfirmuar gjithçka përmes një postimi ku ishte dhe fotoja e Robin Raikkonen së bashku me babain dhe nënën e tij dhe një prej anëtarëve të Red Bull

‘Mirësevjen në familjen e Red Bull, Robbin Raikkonen! Një prej talenteve të reja më premtues i brezit të tij, finlandezi i ri do të jetë pjesë e programit tonë të zhvillimit të pilotëve duke nisur që nga viti 2027’-theksohet në komunikatën e skuderisë austriake të Red Bull.

Top Channel