Live Champions League/ Bayerni përballë “Hirushes” së vitit të kaluar, United pret debutuesit. Luhen ndeshjet e fundit të javës së parë
Me startin e Ligës së Kampioneve shumë faqe të specializuara në aspekte të ndryshme nxjerrin të dhëna kurioze për skuadrat apo futbollistët pjesëmarrës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Portali i njohur ‘Transfermarkt’ ka përpiluar formacionin me 11 futbollistët më të kushtueshëm të këtij sezoni, vlera e të cilëve në total kap shifrën e 1.5 miliardë eurove.
Skema e zgjedhur nga ‘Transfermarkt’ është 4-4-2 me Gianluigi Donnarumma në portë me gardianin italian që ka një vlerë prej 45 milionë euro. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Nuno Mendes i Paris Saint Germainit me 80 milionë euro, Ëilliam Saliba dhe Pau Cubari me 100 milionë euro secili dhe Achraf Hakimi edhe ky i Paris Saint Germain me 80 milionë euro vlerë njësoj si shoku i tij i skuadrës.
Mesfusha e këtij formacioni është pushtuar nga Barcelona dhe Reali i Madridit, me katalanasit që përfaqësohen nga Lamine Yamal me 220 milionë euro dhe Pedri me 150 milionë. Ndërsa për Realin e Madridit janë Jude Bellingham me një vlerë 160 milionë euro dhe Vinicius me 140 milionë.
Në sulm padyshim që janë Erling Haaland i Manchester City dhe Kylian Mbappe i Realit të Madridit që kanë respektivisht një vlerë prej 220 milionë dhe 200 milionë euro.

Top Channel