Studio Champions League në Top Channel/ “I kishte flokët si Ruud Gullit”, Tare dhe Bushi batuta me Lalën: Ky as tani…
Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino-Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos.
Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike.
Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”.
Si të blini biletën
Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares.
Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare.
Top Channel