Një tjetër emër me peshë mund t’i bashkohet Ernest Muçit te Trabzonspori. Ky i fundit duket se nuk është mjaftuar vetëm me Mohamed Salah, por tani po përpiqet që të sjellë në Trabzon edhe Richarlison nga Tottenham.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve Fabrizio Romano , Trabzonspor tashmë duket se e ka arritur marrëveshjen me futbollistit me një kontratë me pagë që është 3 herë më e lartë se ajo që përfiton aktualisht te klubi londinez.

Por Trabzonspor në orët e mbetura të merkatos në Turqi ardhja e Richarlison është një prioritet dhe klubi nga Trabzon po bëhet gati për një ofertë të re pasi dy ofertat e para prej 15 dhe 20 milionë Paundë janë refuzuar nga Tottenhami.

Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë edhe kjo ofensivë e skuadrës së Trabzonsporit për futbollistin brazilian.

Top Channel