Tronditëse në Lojërat Mesdhetare/ Një atlete me origjinë franceze përdhunohet në fshatin olimpik, ndalohet një futbollist

02/09/2026 11:05

Një ngjarje e rëndë trondit Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Një atlete 25 vjeçare me origjinë franceze, pjesëmarrëse në këtë kompeticion, është bërë viktimë e një dhune seksuale gjatë natës mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve  ANSA, sipas së cilës, autori i agresionit dyshohet se është një futbollist me origjinë marokene. Mësohet se ky i fundit është kthyer në vendin e tij të origjinës mëngjesin e së martës. Sipas të dhënave të para, atletja e kishte shtyrë agresorin duke kërkuar ndihmën dhe vëmendjen e personelit të bordit. Në vendin e ngjarjes ndërynë mjekët e ndihmës së shpejtë dhe policia ndërsa vajza, që u dërgua në spital për ekzaminime, nuk kishte pësuar dëmtime.

Ndërkaq, policia nisi hetimet për ngjarjen; dhuna seksuake mësohet se ka ndodhur në një nga strukturat e fshatit olimpik të Lojërave Mesdhetare që nisën në 21 gusht. Në këto orë do të kërkohet të hidhet më shumë dritë në lidhje me atë çfarë ndodhi me viktimën që u dërgua menjëherë në spital për t’u kuruar dhe për ekzaminimet e rastit. Hetuesit kanë marrë në dorëzim imazhet e telekamerave të strukturës së fshatit olimpik.

Top Channel