Kush është shqiptarja 14-vjeçare që u bë sportistja më e re e Taranto 2026
Një tjetër kapitull me peshë të madhe i shtohet karrierës së gjatë dhe të suksesshme të Erkand Qerimajt. Pesherëngritësi kuqezi ka mbyllur paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku ndonëse mbeti vetëm një hap larg zonës së medaljeve, arriti të lërë gjurmë duke vendosur 5 rekorde të reja kombëtare.
Në kategorinë e re 85 kg — një peshë më e madhe se ajo e garave të mëparshme — Qerimaj u rendit në vendin e katërt në dygarësh, duke sfiduar deri në ngritjen e fundit rivalët për podium. Bilanci i tij teknik në këtë kompeticion ishte impresionues:
Shkëputje: 151 kg (Rekord Kombëtar)
Shtytje: 181 kg (Rekord Kombëtar)
Dygarësh: 332 kg (Rekord Kombëtar)
Shtytje (prova e dytë): 187 kg (Rekord Kombëtar)
Dygarësh (përfundimtar): 338 kg (Rekord Kombëtar)
Për shtatpeshëngritësin nga Shkodra, Lojërat Mesdhetare mbeten një nga skenat më me fat dhe më me histori në karrierë. Rrugëtimi i tij në këtë aktivitet numëron 1 medalje ari e 1 argjendi në Pescara 2009 (ku përmirësoi edhe rekordet e vetë kompeticionit), si dhe 1 medalje argjendi të marrë në Algjeri.
Edhe pse këtë herë në Taranto nuk erdhi medalja e radhës, Qerimaj konfirmoi vazhdimësinë dhe formën e lartë në platformë, duke treguar se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të pesherëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Top Channel