Premier League, merkato ‘e çmendur’, u shpenzuan mbi 4 miliardë euro
George Atangana, menaxheri i mesfushorit: “Kessié nuk ndikohet, propozimi konkret i Juventusit erdhi vetëm në fund. Tek Atalanta u ndje i dëshiruar”
George Atangana ka pritur mbylljen e merkatos së verës, ndoshta edhe për të qetësuar ujërat pas deklaratave të ditëve të fundit. Megjithatë, agjenti i Franck Kessié tashmë nuk kursehet dhe me një komunikatë të gjatë përpiqet të rindërtojë atë që ndodhi në negociatat me Juventusin këtë verë, mes propozimeve për pagën që u konsideruan më të ulëta se vlera e futbollistit dhe pritjes së gjatë që më pas e bëri fildishetarin të zgjidhte rikthimin tek Atalanta.
Kjo është një përgjigje thuajse e drejtpërdrejtë ndaj fjalëve të administratorit të deleguar të Juventusit, Giovanni Carnevali, i cili para ndeshjes me Parmën kishte theksuar se bardhezinjtë mendonin se kishin “mundësinë për ta mbyllur operacionin, por me gjasë interesi i futbollistit për të veshur fanellën e Juventusit nuk ishte aq i madh. Ose ndoshta menaxheri ka parë interesat e tij…”
Atangana shpjegon se Kessié kishte refuzuar oferta shumë më të larta për të pritur Juven: “Negociatat me Juventusin nuk lindën në ditët e fundit të merkatos. Është një histori që nisi shumë javë më parë, kur Franck, pasi i mbaroi kontrata, kishte vendosur në thelb se donte të përqafonte projektin e Juventusit. Nuk ishte thjesht një deklaratë qëllimesh. Franck e tregoi konkretisht, me fakte dhe me sakrifica të mëdha ekonomike, se sa shumë dëshironte të vishte fanellën e Juventusit. U tha ‘jo’ disa propozimeve që erdhën nga klube të tjera, disa prej të cilave kishin shifra që do të ishin objektivisht të parefuzueshme për pothuajse të gjithë futbollistët. Ai e ruajti dëshirën për t’iu bashkuar Juventusit pavarësisht se kishte marrë oferta ekonomike shumë më të larta se ajo që do të kishte pranuar nga klubi bardhezi”.
Top Channel