Nga fusha e gjelbër, në sfilatën e modës/ Inter merr pjesë në Milano Fashion Week
Një nga lëvizjet më të papritura dhe më intensive të kësaj merkatoje verore kishte protagonist mesfushorin francez, Youssouf Fofana.
Lojtari është larguar zyrtarisht nga Milani në orët e fundit, duke u huazuar te Sevilla në Spanjë deri më 30 qershor 2027.
Por ajo që e bën këtë transferim një “telenovelë” të vërtetë, është prapaskena e ndodhur vetëm pak orë më parë në prag të mbylljes së dritares së transferimeve.
Bllokimi nga një… Fofana tjetër: Youssouf ishte me valixhe në duar për t’u rikthyer në Francë te Olympique Lyon, dhe mes dy klubeve u raportua se ishte arritur marrëveshja. Megjithatë, kalimi dështoi në sekondat e fundit. Arsyeja? Gjithçka u bllokua nga një lojtar tjetër me të njëjtin mbiemër: Malick Fofana.
Efekti zinxhir: Anësori belg i Lyonit ishte në qendër të një negocimi me klubet angleze të Sunderland dhe Crystal Palace. Kalimi i tij në Angli nuk u finalizua brenda kohës së lejuar nga merkato. Duke mos u liruar vendi dhe buxheti i nevojshëm në organikën e klubit francez, afrimi i mesfushorit të Milanit u anulua përfundimisht.
Fatmirësisht për lojtarin dhe kuqezinjtë, drejtuesit gjetën një rrugëzgjidhje alternative në “fotofinish”. Ata arritën gjuhën e përbashkët me klubin andaluzian, dhe Youssouf Fofana tashmë do të provojë një aventurë të re në La Liga.
Top Channel