Paris Saint-Germain ka regjistruar një nga sesionet më fitimprurëse të merkatos në historinë e klubit, duke dëshmuar një ndryshim thelbësor në strategji: nga blerës i pakursyer, në një “makineri” të vërtetë biznesi.

Gjatë kësaj dritareje verore të transferimeve, kampionët e Francës kanë arkëtuar afërsisht 400 milionë euro vetëm nga shitjet e lojtarëve, duke rregulluar ndjeshëm bilancet financiare.

Në krye të listës së largimeve “faraonike” qëndron Bradley Barcola, i cili ka mbushur arkat e klubit me një shifër rekord prej 145 milionë eurosh. Pas tij renditet sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos, i shitur për 75 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet edhe me 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Biznesi i shkëlqyer i parisienëve vazhdon me largime të tjera me peshë. Ibrahim Mbaye ka sjellë plot 60 milionë euro në llogaritë e klubit, i ndjekur nga sulmuesi francez Randal Kolo Muani, i cili është shitur për 50 milionë euro. Lista e arkëtimeve të majme plotësohet nga mesfushori koreano-jugor Lee Kang-in (40 milionë euro) dhe talenti Noham Kamara, i cili solli edhe 4.1 milionë euro të tjera.

Një bilanc i jashtëzakonshëm financiar që konfirmon një verë fantastike në zyrat e Parisit. Kjo strategji tregon se PSG tashmë jo vetëm që di të grumbullojë yje, por di edhe të shesë në momentin e duhur, duke përfituar shifra marramendëse në tregun evropian.

Top Channel