‘Shpërthen’ agjenti i Julian Alvarez: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…
Abissnet Superiore nisi edicionin e 88-të me një barazim spektakolar. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me katër gola, që dhuroi emocione sidomos në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ndryshoi pas pushimit. Në minutën e 50-të, Bekim Balaj zhbllokoi sfidën, ndërsa vetëm katër minuta më vonë sulmuesi shkodran realizoi sërish, duke e çuar Vllazninë në avantazhin 2-0.
Skënderbeu reagoi menjëherë. Në minutën e 57-të, Janaqi me një supergoditje nga distanca dërgoi topin në trekëndëshin e portës shkodrane, duke rihapur ndeshjen. Korçarët e Julian Ahmatajt besuan te barazimi dhe e gjetën atë në minutën e 75-të. Bismark përfitoi nga aksioni i skuadrës dhe shënoi golin e dytë për Skënderbeun, duke vendosur rezultatin 2-2.
Në minutën e 88-të, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Duliç, por Skënderbeu nuk arriti të shfrytëzonte superioritetin numerik në minutat e fundit. Kështu, sfida hapëse e javës së parë të Abissnet Superiores përfundoi në barazim 2-2, me Vllazninë që shpërdoroi një avantazh prej dy golash dhe Skënderbeun që tregoi karakter për të rikthyer ndeshjen.
Edicioni i 88-të i kampionatit shqiptar nis kështu me katër gola dhe një pikë për secilën skuadër.
Top Channel