‘Shpërthen’ agjenti i Julian Alvarez: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…
Kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos dhe Juventusi po kërkon goditjet e fundit për të kompletuar organikën në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.
Bardhezinjtë janë ende në kërkim të një mesfushori, mundësisht një regjisor që të diktojë ritmin e lojës. Në këtë drejtim, emri në “pole position” është ai i Franck Kessie, i cili kthehet në një lojtar të lirë dhe mjaft të lakmuar pas përvojës së tij në Arabinë Saudite. Megjithatë, nga Spanja ka mbërritur sot një sugjerim i ri dhe befasues për atë pozicion: Frenkie De Jong.
Holandezi duket i mbyllur te Barcelona pas mbërritjes së Rodrit. Për më tepër, për të regjistruar lojtarë të tjerë në La Liga – ku përfshihet edhe ëndrra për të afruar Lautaro Martinez – klubi katalanas mund të vlerësojë largimin e De Jong në kushte të favorshme, siç është një huazim me të drejtë blerjeje. Ky operacion do ta ndihmonte Barcelonën të çlirohej nga paga “monstër” e mesfushorit, e cila kap shifrën e 11 milionë eurove neto në sezon.
E përditshmja spanjolle Sport e përshkruan kështu situatën: “Disa klube po shohin një mundësi të artë për të afruar një futbollist të nivelit të lartë për këtë sezon. De Jong gëzon një prestigj të madh në futbollin evropian dhe dëmtimi i tij nuk konsiderohet një pengesë e pakapërcyeshme. Përkundrazi, mund të jetë rasti i duhur për ta transferuar dhe për të pasur në dispozicion, sapo të nisë sezoni, një lojtar që bën diferencën. Në Itali, Juventusi ka kërkuar informacion. Huazimi deri në fund të sezonit, duke mbuluar pagën e lartë të mesfushorit dhe me një opsion blerjeje, mund të jetë rrugëdalja e duhur.”
Për momentin, nga Torino nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar. Paga e lartë dhe kushtet fizike të lojtarit nuk i bindin plotësisht drejtuesit bardhezi, por dihet që në ditët e fundit të merkatos, situatat mund të marrin një kthesë të papritur.
Top Channel