Michele Di Gregorio është gati të largohet nga Juventusi. Zonja e Vjetër është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Bournemouth për transferimin e portierit në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Nëse kontaktet e këtyre orëve do të mbyllen me sukses, Di Gregorio do të mund të udhëtojë drejt Anglisë për atë që do të jetë eksperienca e parë jashtë Italisë.

Në dy sezonet e tij me Juventusin, Di Gregorio ka zhvilluar 84 ndeshje duke e mbajtur portën të paprekur në 36 raste. Portieri është formuar në ekipet e të rinjve të Interit dhe më parë ka luajtur me Renate, Renate, Novara, Pordenone dhe Monza, me këtë të fundit bëri debutimin e tij në Serie A në 2022.

Kështu, pas blerjes së Vicarios, Juventusi është gati t’u thotë lamtumirë si Di Gregorios ashty edhe Perin me këtë të fundit që është me destinacion Palermon në Serie B. Në këtë pikë drejtuesve të Juventusit do t’iu duhet të sjellin në skuadër edhe një portier tjetër përveç Vicarios dhe mes emrave që janë shfaqur në orët e fundit, sipas Sky Sport, është edhe ai i Santiago Beltran nga River Plate dhe që në Argjentinë konsiderohet si pasuesi i mundshëm i Emiliano Martinez.

Top Channel