‘Shpërthen’ agjenti i Julian Alvarez: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…
Premier League startoi zyrtarisht këtë të premte dhe skuadra e parë që zbriti në fushë ishte pikërisht kampionia në fuqi, Arsenali. Në javën e parë të kampionatit, skuadra. Mikel Artetas u përball me Coventry e Frank Lampard që këtë vit është ngjitur në elitën e futbollit anglez duke i dhënë një leksion futbolli pasi e mposhti 3-0.
Fillimi i ndeshjes në Emirates Stadium ishte perfekt për Arsenalin që priti vetëm 15 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin me Kai Havertz duke marrë kështu avantazhin në 1-0. Arsenali mori akoma më shumë vrull pas këtij goli dhe vetëm 8 minuta më vonë e ndëshkoi sërish skuadrën e Frank Lampard dhe këtë radhë ai që shkroi emrin në tabelën e shënuesve ishte Bukayo Saka duke e çuar rezultatin në 2-0.
Arsenali ishte superior ndaj kundërshtarëve të tij në fushën e lojës duke mos e lënë të reagojë dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e Topçinjve.
Arsenali e nisi vrullshëm edhe pjesën e dytë teksa shënoi sërish këtë radhë me Odegaard duke e çuar rezultatin në 3-0. Rezultati mbeti i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit me Arsenalin që pasi ngriti trofeun e Community Shield mori edhe 3 pikët e para në kampionat duke e nisur në mënyrë perfekte mbrojtjen e titullit
Top Channel