11 milionë euro pengesë, plani i Juventusit për të sjellë Frenkie De Jong në Torino
Ndizet gjithnjë e më shumë situata te Atletico Madrid për Julian Alvarez. Ai që mendoi t’i hedhë benzinë zjarrit është agjenti i futbollistit, Fernando Hidalgo që përmes një postimi në Instagram Story shpërtheu zemërimin e tij pas deklaratave të Shefit Ekzekutiv të Los Colchoneros, Miguel Angel Gil Marin.
‘Kurrë mos e pyet një gënjeshtar se përse gënjeu. Për ta shpjeguar, do t’i duhet të gënjejë përsëri’-shkruante Hidalgo në postimin e tij.
Mesazhi i agjentit të Julian Alvarez që është vënë në shënjestrën e Barcelonës, erdhi 3 orë pas intervistës së Gil Marin për agjencinë e lajmeve EFE ku sulmoi edhe Hidalgon edhe pse nuk ia përmendi emrin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

‘Duhet të kuptojmë se Julian nuk ka pasur pranë këshilluesit më të mirë për karrierën e tij profesionale në muajt e fundit-ishin fjalët e Gil Marin që më herët i kishte ofruar ndihmën për të rifituar iluzionin për të luajtur me Atletico Madrid.
‘Do të ndihmojmë Julian dhe do të kujdesemi që ai të mund të na japë të gjithë potencialin e tij sepse kemi nevojë për të që të mund të konkurrojmë me më të mëdhenjtë e Evropës-vijonte Gil Marin
Reagimi i Hidalgos që mendohet se ka qenë kundër Gil Marin erdhi në prag të konferencës për shtyp të trajnerit Diego Pablo Simeone përpara ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Villarreal, ku reagimi i tifozëve ndaj Julian Alvarez luan ai apo jo, pritet të ketë protagonizëm në një tjetër kapitull të telenovelës së kësaj vere. Mbetet për të parë se çfarë do të bëjë futbollisti. Përsa i përket Barcelonës, sulmuesi argjentinas vazhdon të mbetet plani A i kampionëve të Spanjës për të zëvendësuar Robert Leëandoëskin pavarësisht vështirësive shumë të mëdha të krijuar nga Atletico Madrid që nuk dëshiron kalimin e Alvarez te katalanasit.
Top Channel