Conference League/ Drita frenohet nga Inter Club d’Escaldes, çështja e kualifikimit vendoset në Andorra
Dinamo dhe Pafos e mbyllën në paqe sfidën mes tyre të vlefshme për raundin e playoffit të Conference League. Në Elbasan Arena, ky 90 minutësh u mbyll me rezultatin 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Në minutat e para Pafos u duk se kishte më shumë iniciativë në fushën e lojës por pa mundur dot të rrezikojë portën e Teqjas. Por në minutën e 23 ishte Dinamo që krijoi panik në zonën e qipriotëve me një harkim të topit nga Malomo, me portierin e Pafos që e kontrolloi topin në dy kohë. Megjithatë edhe Pafos pati minuta të mira teksa krijoi mundësitë e tij si ai i minutës 30 kur David Luiz tentoi me një gjuajtje me kokë por u ndal nga Teqja që devijoi topin mbi tramversë. Pak çaste më vonë qipriotët për pak sa nuk përfituan nga një pasiguri e mbrojtjes së Dinamos me Ioanou që gjuajti në drejtim të portës së Teqjas por që i mungoi saktësia. Në minutën e 36 Pafos pati shansin e artë për të shënuar golin e avantazhit teksa fitoi një penallti. David Luiz ekzekutoi 11 metërshin por gabon totalisht duke e dërguar topin jashtë dhe te Dinamo morën frymë lirisht teksa pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë Pafos arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 71 me anë të Lele, por për fatin e mirë të Dinamos goli u anulua për faull të shkaktuar gjatë aksionit. Por pak minuta më vonë shpërtheu festa te dinamovitët, pasi skuadra e Ilir Dajës arriti të shënojë me Fadairo duke marrë avantazhin 1-0, por kryesimi në rezultat zgjati vetëm 4 minuta pasi Pafos barazoi shifrat në 1-1 me Lele që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Në minutat e mbetura historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më me skuadrat që e lanë fushën e lojës pa asnjë fitues.
Top Channel