VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit, nis sezonin e tij të 25 në karrierë duke shënuar golin e tij të 978

21/08/2026 21:24

Cristiano Ronaldo bën një tjetër hap drejt objektivit të tij të 1000 golave në karrierë. Legjenda portuegeze e futbollit tashmë në moshën 41 vjeçare nisi sezonin e tij të 25 si profesionist dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur rrugën e rrjetës.

Ronaldo nuk ishte në fushë në sfidën e Kupës së Arabisë mes Al Nassr e Al Diriyah, dhë në sfidën me Al Riyadh pati e fituar 4-0 nga skuadra e tij, ai pati minutat e para në dispozicion duke shënuar golin e tij të 978 dhe tani është vetëm 22 gola larg kufirit të 1000 finalizimeve.

Cristiano Ronaldo u hodh në fushën e lojës nga Postecoglou në gjysmëroëshin e fundit të ndeshjes kur rezultati ishte 3-0 për Al Nassr me portugezin që e kërkoi golin e tij me kembëngulje dhe e gjeti atë pikërisht në minutën e 83 duke fiksuar fitoren 4-0 të Al Nassr. Së fundmi Cristiano Ronaldo në një intervistë të fundit ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë, e megjithatë ai vazhdon të jetë ‘i pangopur’ dhe gjithnjë në kërkim të golit.

VIDEO  e golit të Cristiano Ronaldos

Top Channel