Shakhtar Donetsk do të luajë ndeshjet e Ligës së Kampioneve si skuadër pritëse në Stamfrod Bridge gjatë gjithë sezonit 2026/27. Klubi ukrainas e komunikoi zyrtarisht faktin që stadiumi i Chelsea do të jetë shtëpia e tij në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube duke theksuar se tashmë është arritur marrëveshja me Blutë e Londrës.

‘Të luajmë ndeshjet e Ligës së Kampioneve si skuadër pritëse në Stamford Bridge është një mundësi speciale për Shakhtar-thekson ndër të tjerat klubi ukrainas-i jemi mirënjohës Chelsea për mundësinë që na dha që të luajmë ndeshjet tona në këtë impiant. Stamford Bridge është një ndër stadiumet më të famshme në botën e futbollist me një histori dhe atmosferë të jashtëzakonshme. Jemi të bindur se ndeshjet e Shakhtarit në Londër do të ofrojnë emocione të paharrueshme për tifozët ukrainas dhe anglezë’.

Situata delikate gjeopolitike në Ukrainë në këto 4 vjet detyroi Shakhtarin që gjatë kësaj kohe të luajnë sfidat e tij në vende të tjera evropiane si Poloni, Gjermani dhe Slloveni. Tani do të luajë në Angli, në stadiumin e një klubi që ka një lidhje me Ukrainën. Arsyeja kryesore është se Roman Abramovic shiti Chelsea dhe përfitmet u dhanë për viktimat e luftës në Ukrainë.

Edhe Chelsea doli me një komunikatë për shtyp për të bërë të ditur arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë Stamford Bridge, Shakhtarit me klubin londinez që shfaqi zhgënjim për rezultatet e sezonit të kaluar.

‘Duke parë sezonin zhgënjyes 2025/26 të Chelsea dhe dështimit të tij për t’u kualifikuar në kompeticionet evropiane, klubi me kënaqësi ia ofron Shakhtarit mundësinë që të luajë në Londër, kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, gjatë pjesëmarrjes së tij në Ligën e Kampioneve-theksohet në komunikatën e Bluve të Londrës.

Kompeticioni më i rëndësishëm dhe më spektakolar i futbollit në rang klubesh për sezonin 2026/27 do të ofrohet nga Top Channel.

Top Channel