Diego Forlan nuk ka asnjë dyshim: Po më kërkoi Uruguaji, sigurisht që do t’i përgjigjem
Tani është zyrtare; Enzo Maresca firmosi kontratën si trajneri i ri i Manchester City. Trajneri italian që në ditët e para të 2026 u shkarkua nga Chelsea do të pasojë në pankinën e Citizens, Pep Guardiolën me katalanasin që u largua nga drejtimi i skuadrës angleze pas një dekade dhe trofesh të shumta të fituar.
Manchester City doli me një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen e saj të internetit për të bërë të ditur nënshkrimin e kontratës me trajnerin deri në vitin 2029.
Për Enzo Maresca kjo do të jetë aventura e tij e tretë me Manchester City me italianin që tani ka fituar më shumë eksperiencë në karrierën e tij.
‘Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe tani që kam shansin të drejtoj këtë skuadër është një mundësi e shkëlqyer për mua-tha Enzo Maresca-Manchester City është një klub i menaxhuar shumë mirë. Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe me qëllim. Për një trajner, është një situatë ëndrrash. Kjo do të jetë eksperienca e tretë për mua këtu. E njoh këtë klub, i di kërkesat dhe pritshmëritë. Mezi pres të nis punën dhe të takoj lojtarët. Dua të fitoj, të aplikoj futboll të bukur dhe të shijoj presionin e përfaqësimit të Manchester City’
Presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak beson se Maresca dhe klubi që ai drejton është një ndërthurje perfekte dhe thekson se stili i lojës së trajnerit italian është një reflektim i vlerave të Citizens.
‘Enzo është dikush që gjithjë ka parë mundësitë për të sfiduar veten dhe të ketë sukses në karrierën e tij si trajner-tha Al Mubarak ndër të tjerat-ai sjell personalitet, pasion dhe inteligjencë plotësisht në linjë me nevojat tona’.
Top Channel