Manchester City hap “thesin”, transferon për shumën marramendëse mesfushorin e Anglisë
Manchester United ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mesfushorit Mateus Fernandes, duke shtuar konkurrencën me Tottenhamin për firmën e talentit portugez.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë zhvilluar tashmë kontaktet e para me lojtarin dhe janë të gatshëm t’i paraqesin një ofertë kontraktuale më të mirë për ta bindur të zgjedhë “Old Trafford”.
Tottenhami mbetet ende në garë dhe gjatë ditëve të fundit ka shtuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Fernandes, por Manchester United po lëviz me shpejtësi për të kaluar rivalët në këtë garë.
Mesfushori portugez konsiderohet një nga talentet më premtues dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, ndërsa pritet që e ardhmja e tij të vendoset në javët në vijim.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse oferta e Manchester United do të jetë e mjaftueshme për të bindur Mateus Fernandes, apo nëse Tottenhami do të arrijë ta fitojë këtë duel në merkaton e verës.
Top Channel