Koreja e Jugut, kërcënohet me vdekje trajneri i dorëhequr i kombëtares aziatike
Në Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite hapet një kapitul i ri. Pas 7 vitesh në drejtimin e këtij institucioni, presidenti Yasser Al Misehal dha dorëheqjen nga posti i tij në mbrëmjen e së dielës.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze L’Equipe sipas së cilës, ky vendim u mor pas eliminimit të Arabisë Saudite që në fazën e grupeve në Botërorin 2026, një eliminim që erdhi pas barazimit 0-0 me Kepin e Gjelbër.
Arabia Saudite e mbylli fazën e grupeve më vendin e fundit të Grupit H me 2 pikë të grumubulluara pas 3 ndeshjeve. Presidenti i SAFF shprehu zhgënjimin e tij duke pohuar se elimininimi i skuadrës kombëtare arabe ishte rezultat jo në lartësinë e ambicieve kolektive të saj dhe se ai merrte përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë dështim.
Për Arabinë Saudite, ky i këtij viti ishte Botërori i tretë radhazi qe merrte pjesë dhe i shtati në total. Përveç edicionit të 1994 ku arriti të kalojë në 1/8 e finaleve, në të gjithë botërorët e tjerë ku ka marrë pjesë, Arabia nuk ka mundur të kalojë fazën e grupeve. Shkarkimi i Herve Renard nga pankina 2 muaj përpara fillimit të Botërorit, me siguri ka ndikuar në paraqitjet e skuadrës së Arabisë Saudite në këtë kompeticion.
Top Channel