Carlos Alberto Parreira në spital, gjendje e qëndrueshme, por kritike
Skuadra e SHBA po rezulton të jetë një nga sensacionet e Botërorit ‘të saj’. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino i befasoi të gjithë me paraqitjet e saj në fazën e grupeve duke u kualifikuar për në raundin e 1/16 të finaleve ku ajo do të përballet me Bosnjen e cila kaloi në këtë raund si e treta e grupit B.
Besimi në SHBA është rritur kaq shumë sa deri edhe gazetarët e vendit e konsiderojnë skuadrën kombëtare dukshëm favorite ndaj Bosnjes. Gazetarja e rrjetit ABC 7 në Los Angeles, Abigail Velez provokoi një valë të madhe polemikash dhe indinjatë në rrjetet sociale me komentet e saj.
‘Në raundin tjetër, skuadra e SHBA do të luajë kundër Bosnjes dhe ajo që ndodh me Bosnjen është se nuk e di se ku bie në hartë-pranoi hapur gazetarja gjatë transmetimit. Fjalë këto që shumë përdorues të rrjeteve sociale i konsideruan si një mungesë respekti ndaj një kombëtareje që eliminoi Italinë në playoff jo shumë kohë më parë.
‘Nuk di asgjë për Bosnjen dhe nuk dua ta di. Sepse SHBA u kthye dhe është më mirë se kurrë. Përgatitu Bosnje sepse nuk dëshiron që të jetë kështu-e përfundoi frazën e saj Velez
Disa orë më vonë, pas kritikave të shumta të marra, gazetarja bëri prapakthehu dhe në rrjetet sociale publikoi një mesazh ku kërkoi ndjesë.
‘Ishte një tentativë e gabuar për t’i dhënë pak diversion kampionatit botëror. Shkova shumë larg dhe bëra një koment të pamenduar, të pandjeshëm dhe të pavend. I kërkoj ndjesë popullit të Bosnjes dhe kombëtares së Bosnjes. Botërori duhet të shërbejë për të bashkuar komunitetet e të gjithë botës dhe komenti im nuk reflektoi këtë shpirt. Iu uroj të dyja skuadrave sa më shumë fat për pjesën e mbetur të Botërorit’-ishte mesazhi i gazetares Abigail Velez.
Top Channel