Diego Forlan nuk ka asnjë dyshim: Po më kërkoi Uruguaji, sigurisht që do t’i përgjigjem

29/06/2026 15:15

E ardhmja e kombëtares uruguajane është pezull pas eliminimit në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Një pjesë e fokusit është te Marcelo Bielsa që ka njoftuar për mbajtjen e një konference për shtyp ditën e martë për të shpjeguar atë çfarë ndodhi dhe ndoshta mund të deklarojë largimin e tij nga pankina.

Tashmë në vend kanë nisur të analizohen kandidatët e mundshëm për të marrë vendin e tij ku është shfaqur edhe emri i Diego Forlan. Ish sulmuesi uruguajan në një bisedë me Kun Agueron në një program të tij për ESPN nuk ngurroi të pranojë se do t’i thoshte ‘po’ nëse do ta propozonin për të marrë drejtimin e kombëtares uruguajane

‘Nëse të marrin në telefon, çfarë do të bësh?-e pyeti Aguero me Forlan që u përgjigj menjëherë: ‘Sigurisht që do të pranoj’-një përgjigje që mori duartrokitjet e të pranishmëve në studio

Diego Forlan, tashmë 47 vjeçar, në këtë mënyrë e lë nje derë hapur. Ish sulmuesi e di se çfarë do të thotë të drejtosh një skuadër me peshë pasi e ka bërë këtë me Penarol.

‘Preferoj një trajner uruguajan për kombëtare, edhe pse më pëlqeu zgjedhja e Bielsës-tha Forlan-por duke parë gjendjen si jemi, nuk është momenti për të përmendur emra’.

Top Channel