Xhaka kërkon me çdo kusht transferimin te Chelsea, mesfushori shqiptar pranon ofertën e “Bluve”, tani çdo gjë varet nga Sunderland-i

28/06/2026 11:36

Chelsea ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, pasi mesfushori ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin londinez.

Sipas raportimeve, Xhaka është i hapur për një kalim te Chelsea dhe e sheh këtë si një mundësi për t’u rikthyer në Londër, ku ka luajtur më parë gjatë karrierës së tij në Premier League. Ai gjithashtu shihet si një lojtar që mund të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.

Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende. Tashmë gjithçka varet nga negociatat mes dy klubeve, Chelseat dhe Sunderland, të cilat duhet të bien dakord për detajet e marrëveshjes dhe shumën e transferimit.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Xhaka pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Chelseat në Premier League.

Top Channel