‘Nuk di gjë për Bosnjen e as nuk dua ta di’/ Shpërthejnë polemikat për komentin e një gazetarje për kundërshtarin e SHBA në Botëror
Dy ditë pas shpërthimit të skandalit që tronditi Botërorin 2026, ku kapiteni i Kepit të Gjelbër, Ryan Mendes, u akuzua për përdhunim në Zelandën e Re, FIFA ka vendosur të marrë situatën në dorë.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka bërë të ditur se ka nisur kontaktet zyrtare me autoritetet lokale të Zelandës së Re për të bashkëpunuar lidhur me hetimet. FIFA ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë sjellje të papërshtatshme dhe se po ndjek me prioritet zbardhjen e ngjarjes.
Ndërhyrja e FIFA-s vjen pas denoncimit se Federata e Futbollit e Kepit të Gjelbër kishte shpërfillur akuzat e viktimës, duke e trajtuar çështjen si një “problem privat” të lojtarit. Me përfshirjen e drejtpërdrejtë të organizatës botërore, çështja tashmë kalon në një nivel tjetër, duke rritur presionin mbi lojtarin dhe federatën e tij për të sqaruar sa më shpejt akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.
Top Channel