Chelsea nuk dorëzohet, “Blutë” bëjnë gati ofertën e radhës për Granit Xhakën, mbetet për t’u bindur Sunderland-i
E ardhmja e Sandro Tonalit mund të marrë një kthesë të rëndësishme gjatë kësaj merkatoje vere. Mesfushori italian është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Premier League, ndërsa Tottenham po përgatit një ofensivë për ta transferuar.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit e klubit londinez janë gati të investojnë deri në 100 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, megjithëse Newcastle kërkon një shumë edhe më të lartë për të dhënë dritën jeshile.
“Magpies” nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe e vlerësojnë Tonalin mbi shifrën e 100 milionë eurove, çka e bën operacionin një nga më të kushtueshmit e kësaj vere.
Tottenham shihet aktualisht si favoriti kryesor për të siguruar firmën e italianit. Trajneri Roberto De Zerbi e konsideron Tonalin një element kyç për projektin e tij dhe dëshiron ta ketë në dispozicion për rindërtimin e skuadrës pas një sezoni shumë zhgënjyes, ku londinezët e mbyllën kampionatin në vendin e 17-të.
Optimizmi për realizimin e transferimit është rritur ndjeshëm edhe në tregun e basteve, ku kuotat për kalimin e Tonalit te Tottenham kanë pësuar rënie të konsiderueshme gjatë orëve të fundit, një sinjal që zakonisht lidhet me zhvillime konkrete në negociata.
Në ditët në vijim pritet të kuptohet nëse Tottenham do të paraqesë ofertën zyrtare që mund të bindë Newcastle të heqë dorë nga një prej mesfushorëve më cilësorë të futbollit italian.
Top Channel