Surprizon Cristiano Ronaldo, ndërroi këpucët e personalizuara pas 45 minutash në sfidën me Kolumbinë

29/06/2026 14:09

Cristiano Ronaldo befason me veprimin e tij gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë. Ylli portugez i futbollit u detyrua të ndërrojë këpucët e tij pas 45 minutave lojë. Sulmuesi 41 vjeçar zbriti një fushën e lojës në atë ndeshje me këpucë të personalizuar me vlerë 242 paundë.

Bëhet fjalë për modelin  e limituar ‘Mercurial Superfly 11 Gold Scorpion’ që Nike i krijoi enkas për Cristiano Ronaldon pasi ky i fundit vendosi rekordin e tij duke u bërë i pari futbollist që shënon në 6 botërorë të ndryshëm.

Nike i dizenjoi këpucët  me logon CR7 të futbollistit dhe në shitje do të nxjerrë vetëm 2026 palë, një numër që i referohet vitit të Botërorit. Cristiano Ronaldo i përdori këpucët e personalizuara fillimisht në stërvitje përpara ndeshjes me kolumbianët. Por  në përfundim të pjesës së parë ku pati 3 tentativa për të shënuar, Ronaldo i ndërroi ato teksa me fillimin e 45 minutave të dyta u shfaq me një palë të tjera këpucësh duke u kthyer te modeli me ngjyrë rozë që ishin veshur edhe nga lojtarë të tjerë gjatë turneut.

Por ndërrimi i këpucëve nuk i solli më shumë fat përpara portës. Ndeshja u mbyll 0-0 me Portugalinë që e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë ku në raundin e 1/16 të finaleve do të përballet me Kroacinë ndërkohë që pas kësaj sfide mund ta presë derbi iberik me Spanjën.

Top Channel