Gjermania rikthehet në fazën me eliminim direkt pas 12 vitesh, Nagelsmann kërkon kujdes: Paraguai është kundërshtar i vështirë

29/06/2026 10:29

Gjermania do të rikthehet sonte në fazën me eliminim direkt të një Kupe Bote për herë të parë që nga finalja e vitit 2014 në Brazil, kur mposhti Argjentinën 1-0 dhe ngriti për herë të katërt trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

“Pancerat” do të përballen me Paraguain në raundin e 1/16-ave, me synimin për të hedhur një tjetër hap drejt rikthimit në elitën e futbollit botëror pas disa edicioneve zhgënjyese.

Një nga figurat kryesore të Gjermanisë është trajneri Julian Nagelsmann. Me 38 vjeç e 341 ditë, ai do të bëhet trajneri më i ri që drejton një skuadër në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës që nga francezi Henri Michel në Botërorin e vitit 1986.

Përballë do të jetë një Paraguai që ka histori të dobët në ndeshjet me eliminim direkt. Amerikano-jugorët kanë luajtur pesë sfida të tilla në Kupën e Botës pa shënuar asnjë gol. Kualifikimi i vetëm erdhi në vitin 2010, kur eliminuan Japoninë vetëm pas goditjeve të penalltive në raundin e 1/16-ave.

Nagelsmann pret një sfidë të komplikuar përballë një kundërshtari që njihet për organizimin defensiv.

“Ata luajnë futboll shumë mbrojtës. Janë një kundërshtar i vështirë për ne dhe do të kërkojnë maksimumin nga skuadra jonë,” deklaroi tekniku i Gjermanisë në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Top Channel