Lamtumirë Sandro Tonali? Gjiganti i Premier League bën gati 100 milionë euro për mesfushorin italian
Chelsea vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka. Klubi londinez do të vijojë edhe këtë javë bisedimet me Sunderlandin, me synimin për të gjetur formulën që do të zhbllokojë marrëveshjen.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea ka arritur tashmë një marrëveshje me vetë futbollistin për kushtet personale, ndërsa pengesa e vetme mbetet akordi mes dy klubeve.
Oferta e parë prej 8 milionë paundësh, e paraqitur nga “Blutë”, u refuzua nga Sunderlandi, i cili vlerëson më lart kartonin e mesfushorit me përvojë. Megjithatë, negociatat nuk janë ndërprerë dhe pritet që Chelsea të rikthehet me një ofertë të përmirësuar.
Nga ana e tij, Xhaka vazhdon të ushtrojë presion për t’u transferuar në “Stamford Bridge”. Mesfushori është i vendosur të bashkohet me Xabi Alonson, me të cilin punoi te Bayer Leverkusen.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë kompromisin financiar që do t’i hapë rrugën një prej transferimeve më tëdiskutuara të kësaj vere.
Top Channel