Sërish panik në SHBA/ Të shtëna me armë në fan zone të San Jose, 1 viktimë e 1 i plagosur rëndë

29/06/2026 13:14

Në SHBA përjetohen sërish momente paniku. Këtë radhë gjithçka ka ndodhur në Kaliforni pikërisht në fan zonën e San Jose ku janë regjistruar të shtëna me armë që kanë shkaktuar të paktën 1 viktimë dhe 1 të plagosur rëndë.

Lajmi u konfirmua nga policia lokale nëpërmjet një postimi në rrjetin social X duke shpjeguar se një person sulmoi lagjen popullore të argëtimit duke bllokuar rrugët dhe duke detyruar baret të mbyllen, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për vrasje.

Tragjedia ndodhi ditën e dielë në San Pedro Square në San Jose një prej fan zonat zyrtare të Botërorit 2026 në Bay Arena të San Francisco ku njerëzit grumbulloheshin për të ndjekur ndeshjet në ekranet gjigandë. Policia theksoi se në momentin që ndodhi ngjarja nuk kishte ndeshje të botërorit në transmetim pasi e vetmja ndeshje që ishte në program atë ditë ishte mbyllur në 14:00 me orën lokale.

‘Një person u deklarua i vrarë në vend, ndërsa viktima e dytë u transportua në spitalin lokal në gjendje kritike për jetën-lexohet në profilin e policisë së San Jose në rrjetin social X-ngjarja është bërë objekt hetimi për vrasje’

Top Channel