Pas kolapsit, vjen mesazhi në rrjetet sociale nga Eriksen: Ishte ndryshe nga 2021, tani do të luaj me fëmijët e mi

08/06/2026 22:06

Pas frikës së madhe për kolapsin e pësuar gjatë miqësores me Ukrainën, nga Danimarka erdhën lajme të mira për gjendjen e Christian Eriksen dhe tani erdhi edhe një postim në rrjetet sociale nga vetë mesfushori danez.

‘Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se jam mirë dhe jam në shtëpi me familjen time-shkruante Eriksen në Instagram-siç mund ta imagjinoni ajo që ndodhi më preku mua dhe familjen time, por dua t’ju siguroj se ishte një gjë ndryshe në krahasim me vitin 2021. Ndihem mirë dhe rikuperimi ka nisur.

Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë futbollistëve dhe anëtarëve të stafit në fushë, iu jam mirënjohës të gjithë mjekëve që në këto vite janë kujdesur për zemrën time. Faleminderit për punën e shkëlqyer, defribilatori im bëri atë për të cilën është ndërtuar të bëjë; më mbrojti kur kisha nevojë. Tani do t’iu dedikohem pushimeve, familjes dhe të luaj futboll me fëmijët e mi’

Top Channel