ranca shfaqet shumë në formë në prag të Botërorit që do të ngrejë siparin këtë të enjte. Skuadra nënkampione e botës mposhti Irlandën e Veriut me rezultatin 3-1 duke dhënë një mesazh rivalëve në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.

Protagonisti absolut për skuadrën e drejtuar nga Didier Deschamps u bë ai që po përflitet më shumë këto ditë në merkaton e transferimeve, Michael Olise, autor i të tre golave për Blutë.

Franca priti 43 minuta për të marrë avantazhin në rezultat me Olise që në këtë moment nisi spektaklin e tij. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të transalpinëve.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Francës dhe të Olise që në minutën e 49 dyfishoi shifrat në 2-0. Në minutën e 64, Irlanda e Veriut hyri sërish në lojë duke shkurtuar diferencën në 2-1 me golin e Patrick Kelly. Por 10 minuta më vonë Olise mbylli spektaklin e tij duke plotësuar tregolëshin për të fiksuar fitoren 3-1 të Francës.

Top Channel