Ronald Koeman dhe Holanda marrin një lajm të keq në prag të Botërorit të këtij viti, futbollisti i Arsenalit Jurriën Timber u la jashtë skuadre për evenimentin më të madh sportiv për shkak të një dëmtimi në ijë nga i cili vuante që nga mesi i muajit mars.

Jurriën Timber arriti të luajë për 55 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve kundër PSG në 30 maj. Por këtë të hënë, mjekët e kombëtares holandeze vendosën që duke parë gjendjen e futbollistit ai nuk është në gjendje të përballojë Botërorin dhe intensitetin e tij

‘Pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që Jurriën Timber të lërë grumbullimin e skuadrës në Neë York pas ndeshjes me Uzbekistanin’-lexohet në një komunikatë të Federatës Holandeze të Futbollit

Timber, kampion i Premier League me Arsenalin do të zëvendësohet nga futbollisti i Sunderland, Lutsharel Geertruida,  që figuronte në listën e futbollistëve në pritje të Ronald Koeman 

Holanda do të bëjë debutimin në botëror në 14 qershor me ndeshjen ndaj Japonisë në Dallas, më pas do të luajë me Suedinë në 20 qershor ne Houston për të mbyllur fazën e grupeve me përballjen ndaj Tunizisë në 25 qershor në Kansas City.

Top Channel