Lajme të mira nga Eriksen, mjeku i Danimarkës: Është mirë dhe në humor, së shpejti do të dalë nga spitali
Kampionati Botëror i futbollit po afron gjithnjë e më shumë. Edhe pak ditë dhe protagonistët e mëdhenj të lojës më të bukur do të zbresin në fushën e lojës për të dhënë spektaklin e tyre dhe një prej tyre është edhe Lamine Yamal.
Talenti i përfaqësueses spanjolle vjen pas një dëmtimi të pësuar në kampionat, por 18 vjeçari ka shfaqur besimin e tij se do të jetë në fushë në ndeshjen e parë të La Roja me Kepin e Gjelbër. Në një komunikim me ndjekësit në kanalin e tij në Youtube, Yamal foli për aventurën e tij të re duke përmendur edhe Euro 2024, dhe në të njëjtën kohë bëri edhe një premtim….
‘Evropiani i 2024 më mësoi që të ruaj qetësinë-tha Yamal-isha një djalosh shumë i ri dhe kisha fluturat në stomak. Botërori është i ngjashëm, por tani jam më i pjekur dhe e di që turneu është i gjatë, po kështu edhe ndeshjet. Duhet të të qëndroj i qetë; duhet që mbyllja të jetë më i mirë se fillimi. Nëse do të fitojmë me Spanjën Botërorin do të rris mjekrën dhe mustaqet për 3 javë’.
Yamal më pas u kthye te gara për Topin e Artë të vitit të kaluar që u fitua nga Ousmane Dembele, ndërkohë që ai u rendit në vendin e dytë.
‘Besoja se do ta fitoja unë Topin e Artë….sidoqoftë jam i kënaqur që ia dhanë Dembele-shtoi Yamal-mendoja se do ta kisha fituar për shumë gjëra që ndodhën. Por duke e menduar edhe njëherë, besoj se ishte diçka e mirë për mua që e fitoi Dembele. Kjo më ndihmoi të rritem personalisht, dhe nuk besoj se ishte momenti i duhur për ta fituar, sepse isha ende tepër i ri dhe ndoshta nuk do ta vlerësoja plotësisht se çfarë do të thotë të fitosh një Top të Artë. Të shohim nëse këtë vit do të jetë i imi’
Dhe në fund, Yamal nuk ia kurseu elozhet sulmuesit brazialian Neymar.
‘Argëtohem gjithnjë kur shoh Neymar sepse është idhulli im-tha talentit 18 vjeçar i Spanjës.
La Roja është në grupin H të Botërorit së bashku me Uruguajin, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër. Pikërisht me sfidën ndaj kësaj të fundit skuadra kampione e Evropës do të bëjë edhe debutimin e saj, një sfidë që do të luhet në 15 qershor në orën 18:00 me orën evropiane.
Top Channel