Nuk ka si ne në Europë! UEFA publikon studimin: Ja pse shqiptarët ia kalojnë Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë për këtë fenomen (Dokumenti ekskluziv)
Fitorja e Florentino Perez në zgjedhjet për postin e presidentit të klubit, ktheu në kryeqytetin spanjoll Jose Mourinhon.
Por për të sjellë sërish portugezin në pankinën e Los Blancos, klubi madrilen do të duhet t’i paguajë Benficës klauzolën e zgjidhjes së kontratës së 63 vjeçarit prej 15 milionë eurosh me Mourinhon që shndërrohet në trajnerin më të kushtueshëm.
Në vitin 2010, Reali i Madridit për të marrë luzitanin nga Interi me të cilin ai fitoi Tripletën e trofeve, pagoi 16 milionë euro, ndërsa në 2004, Chelsea i pagoi 6 milionë euro klubit të Portos. Me fjalë të tjera, në total për të siguruar shërbimin e Jose Mourinho, klubet në total kanë qenë detyruar të derdhin plot 37 milionë euro.
Një shifër kjo që është 12 milionë euro më e lartë se ajo prej 25 milionë eurosh që Bayerni u detyrua t’i paguajë Leipzigut për të marrë Julian Nagelsmann, aktualisht trajneri i kombëtares gjermane. Ndërsa podiumin e veçantë e plotëson Graham Potter, për të cilin Chelsea në vitin 2022 për ta sjellë në Stamford Bridge i pagoi Brightonit klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 24.9 milionë euro.
Top Channel