Hansi Flick sapo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028(me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër), por klubi katalanas ka nisur lëvizjet për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas podcastit ‘Barça Reservat’, kandidati kryesor për të marrë vendin e trajnerit gjerman kur kontrata e këtij të fundit të përfundojë është pikërisht Cesc Fabregas. Emri i trajnerit aktual të Comos ka gjetur miratimte drejtuesit e Barcelonës me në krye Drejtorin Sportiv të klubit, Deco.

Hipoteza për një rikthim të Fabregas në Katalonjë, pas eksperiencës së tij si futbollist në 2011-2014 është përforcuar nga një prapaskenë që është zbuluar nga e përditshmja AS; përpara disa muajsh, Alejandro Echevarria, krahu i djathtë i Joan Laportës, ishte në Como për të tentuar të bindë trajnerin spanjoll për të qenë sërish pjesë e Barcelonës, por këtë radhë në pankinë.

Top Channel